08 Nov Komenti i Grupit Blueprint për reformat në gjyqësor mbi Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 në fushën e gjyqësorit – Ku jemi dhe çfarë më pas?
Reformat në gjyqësoe, ashtu si në raportin e vitit të kaluar, tregojnë njëfarë progresi, për dallim nga progresi i kënaqshëm në zbatimin e proceseve reformuese, të shënuara në raportet e Komisionit Evropian (KE) për vitin 2018, 2019 dhe 2020. Kjo vërehet edhe me zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e mëparshme, mbi të gjitha raportet e vitit të kaluar, të cilat janë kryesisht të njëjta ose të modifikuara. Megjithatë, niveli i përputhshmërisë mbetet i pandryshuar që nga viti 2019, respektivisht Maqedonia e Veriut ka një nivel të caktuar/mesatar avancimi të përgatitjes.