REAGIM PAS PËRDORIMIT TË DHUNËS DHE GJUHËS SË URREJTJES NË PROTESTËN E DJESHME

Grupi Blueprint dënon përdorimin e dhunës dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe nxitjen e intolerancës etnike në protestën e djeshme në Shkup kundër propozimit francez.

Grupi Blueprint mbështet të drejtën e garantuar me kushtetutë të çdo qytetari për të shprehur pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore. Megjithatë, çdo akt dhune dhe gjuhë urrejtjeje duhet të dënohet, veçanërisht në vendet demokratike si kjo e jona. Madje, duke marrë parasysh aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si përcaktim strategjik i vendit tonë, grupi Blueprint beson se mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve kyçe sociale është dialogu i arsyetuar kundër dhunës.

Grupi Blueprint u dërgon apel partive politike, figurave publike, si dhe çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të shprehin mendimin e tyre në mënyrë paqësore, pa nxitur intolerancë dhe urrejtje, si dhe apel për mediat që të përcjellin ngjarjet aktuale në mënyrë të paanshme dhe objektive.

  • Македонско здружение на млади правници (МЗМП)
  • Институт за европска политика (ЕПИ)
  • Институт за човекови права (ИЧП)
  • Коалиција „Сите за правично судење“ (КСПС)
  • Хелсиншки комитет за човекови права
  • Центар за правни истражувања и анализи (ЦПИА)
  • Фондација Отворено општество – Македонија (ФООМ)