
01 Sep Avancimi i reformave në drejtësi – Si të rivendoset besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor?
Grupi Blueprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në drejtësi ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “Për Drejtësi – Monitorimi i Zbatimit të Strategjisë për Reformën në Drejtësi në 2021” i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
Konferenca do të mbahet më datë 29 mars 2022, ora 11:00 në Hotel Alaksander Palas në Shkup si ngjarje hibride, me prezencë fizike si dhe përmes platformës Zoom.
Konferenca organizohet me rastin e Ditës së Gjyqësorit të vendit tonë (31.03.2022) me temën “Përparimi i reformave në drejtësi – drejt rikthimit të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”.
Qëllimi i konferencës është të inkurajojë debat ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile për të identifikuar masat e nevojshme për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor në pritje të fillimit të procesit të hartimit të një dokumenti të ri strategjik për reforma në këtë fushë.
Konferenca do të prezantojë gjithashtu gjetjet dhe konkluzionet kryesore të Raportit në Hije mbi Zbatimin e Strategjisë për Reforma Gjyqësore të vitit 2021, i përpiluar nga grupi Blueprint.
Eventi mund të ndiqet me përkthim në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze.
Ju lutemi ta konfimroni prezencën tuaj në egeorgievska@myla.com. Nëse preferoni ta ndiqni ngjarjen on-line, ju lutemi të regjistroheni në linkun e mëposhtëm.